Basha pas Gabrielit: Nuk po e bllokojmë ne Vettingun

Lulzim Basha nuk e komentoi deklaratën e Sigmar Gabriel kundër bojkotit të Parlamentit dhe zgjedhjeve të 18 qershorit, por tha se e kishte njohur kryediplomatin gjerman me ato që i quajti “fakte të pakundërshtueshme që çmontojnë propagandën e qeverisë”, transmeton Top Channel.

“Takimi im me ministrin e Jashtëm gjerman zgjati goxha dhe gjatë këtij takimi e njoha atë me faktet dhe argumentet e pakundërshtueshme për gjendjen e krimit dhe drogës në vend, por edhe për reformën në drejtësi”, deklaroi në fund të takimit kreu i demokratëve, Lulzim Basha.

Ai tha se i bëri të qartë Gabrielit që nuk është Partia Demokratike që po bllokon reformën në drejtësi dhe procesin e Vettingut.

“Vettingu nuk do bëhet siç e do Edi Rama, as siç e dua unë. Vettingu nuk do bëhet si e do asnjë Kryeministër, sepse është konflikt interesi, sepse qeveria ka në dorë paratë, krimin në këtë rast. Kush do ta hetojë? Gjyqtarët që do të caktojë Edi Rama?! Opozita do kthehet të votojë 6 ligjet kur Edi Rama të shpërbëjë thyerjen e paktit. Zgjedhje të lira e të ndershme vetëm përmes një qeverie teknike”, tha ai.

Basha tha se opozita është e gatshme për dialog, por pa hequr dorë prej kërkesës kryesore të saj, që është qeveria teknike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button