LSDM: Do të përgatisim ligj të ri për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Sipas shembullit të vendeve të zhvilluara evropiane, qeveria e re reformuese do të përgatisë ligj të ri për mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Në të do të përmbahet lista e monumenteve nga rëndësia nacionale, që do të jetë dokument nga karakteri publik, i disponueshëm për qytetarët. Qeveria e re do të përpunojë strategji për sanimin e gjendjeve në të cilat gjendet trashëgimia kulturore, tha sot në konferencën për shtyp Robert Alagjozofski, kryetar i Komisionit për kulturë të LSDM-së.

Në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Monumente Kulturore dhe Lokalitete – 18 prilli, e cila sivjet fokusohet në trashëgiminë kulturore dhe turizmin e qëndrueshëm, Allagjozofski porositi “Republikën e Maqedonisë asnjëherë më të mos e presë me lokalitete të lëna pas dore dhe të shkatërruara, të vlefshme dhe të rëndësishme historike dhe pasuri të pavlefshme natyrore dhe kulturore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button