Buxhetet për Mbrojtje, për një dekadë janë përgjysmuar

Mjetet për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) duhet ndjeshëm të rriten që të ketë resurse të mjaftueshme për kryerjen e funksionit, komentojnë ekspertët, shkruan REL në gjuhën maqedonase, pasi që shteti në vitet e fundit e ka zvogëluar buxhetin për Mbrojtje, njofton Portalb.mk.

Në vitin 2008, kur ndodhi zhgënjimi në Samitin e NATO-s në Bukuresht, vendi për Mbrojtje ka harxhuar mbi rreth dy përqind të Bruto Prodhimit Vendor (BVP). Prej atëherë deri në vitin 2018 buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes është ulur në, nën një përqind.

Duke e pasur parasysh se Mbrojtja është element i sistemit për siguri nacionale, e cila duhet të përballet me sfidat e mundshme dhe paralajmërimet për krizë të re të emigrantëve, ajo duhet të ketë mjete shtesë për t’u modernizuar.

Profesori universitar për sistem të sigurisë në Universitetin Evropian, Stojan Sllaveski, thotë se ARM, nuk ka pasur sukses që të përballet me krizën emigruese, por as me pasojat nga vërshimet në vitin e kaluar. Ai sqaron se vendet anëtare të NATO-s nga vendet aspirantë kërkojnë nga buxheti që të ndajnë së paku dy përqind për nevojat e Mbrojtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button