Sulmuesi me kamion në Suedi pjesëtar i DEASH-it

Ministri i Jashtëm i Uzbekistanit, Abdulaziz Kamilov, ka bërë të ditur se shtetasi i Uzbekistanit i arrestuar për lidhje me sulmin me kamion në kryeqytetin suedez, Stockholm, Rakhmat Akilov, është pjesëtar i organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media në Tashket, Kamilov ka theksuar se Rakhmat Akilov, i lindur në Semerkant në vitin 1978 dhe i arrestuar në lidhje me sulmin e organizuar më 7 prill në Stockholm, ka shkuar në kryeqytetin e Suedisë në vitin 2014, ku ka punuar në sektorin e ndërtimit.

Kamilov më tej ka thënë se Akilov ka krijuar lidhje me organizatën terroriste DEASH përmes rrjeteve sociale në kohë teksa ka qëndruar jashtë vendit, duke shtuar se Akilov u ka bërë thirrje shtetasve të Uzbekistanit të shkojnë në Siri për të luftuar dhe të ndërmarrin akte dhunë kundër qeverisë së Uzbekistanit dhe njësive të sigurisë.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Uzbekistanit ka ngritur aktakuzë ndaj Akilovit për përgatitje dhe shpërndarje të materialeve që kërcënojnë sigurinë publike dhe pjesëmarrje në organizata të jashtëligjshme.

Ndryshe, si rezultat i hyrjes së një kamioni në një qendër tregtare në rrugën Drottning në qendër të Stockholmit më 7 prill, jetën humbën katër persona, kurse 15 të tjerë u plagosën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button