Ajtov: Nuk më lëshojnë të hyj në zyrën sindikale që t’i fshehin gjurmët dhe t’i shkatërrojnë dokumentet

“Dy vjet unë dhe anëtarët e Sindikatës së mbrojtjes durojmë kërcënime dhe trysni. Më zyrën sindikale të katit të tetë të ndërtesës së Sindikatave kanë ardhur njerëz të cilët nuk janë kompetent për udhëheqje. Dyshoj se intenca e ndalimit tim që të hyjë në zyrë dhe qëllimi është që t’i shkatërrojnë një pjesë të dokumenteve financiare dhe të tjera, me çka do t’i bëhej dëm sindikatës dhe përgjegjësisë përpara institucioneve shtetërore”, thotë për “Faktor”, kryetari i Sindikatës së Mbrojtjes dhe Sigurisë (SMS), Risto Ajtov, njofton Portalb.mk.

Edhe pse në Regjistrin Qendror Ajtov është regjistruar si person përgjegjës, gjegjësisht si kryetar i SMS-së, ai nde nuk mundet që të hyjë në zyrë që ta kryej detyrën e tij.

“Në zyrë çdo ditë kanë qasje dhe e shfrytëzojnë, gjegjësisht kanë çelës nga e njëjta, shumë persona fizik nuk janë kompetent për udhëqjen e SMS-së. Në Regjistër të Sindikatave, në Regjistër Qendror unë jam shkruar si person përgjegjës, kryetar i SMS-së. Gjithashtu mund të shihet në gjendjen aktuale të SMS-së. Përpara pesë ditëve u përpoqa që të hyjë, por disa persona të panjohur që qëndronin te dera nuk më lejuan”, thotë Ajtov.

Ai më tej shpjegon se ka kërkuar asistim policor që të mund të hyjë në zyrat sindikale. Ai gjithashtu dyshon se çdo ditë shkatërrohen dokumente kyçe ose të rëndësishme që kanë të bëjnë me funksionimin e sindikatës.

Ajtov shpjegon se disa vjet është në shënjestër të pushtetit për shkak të shprehjes publike të pakëaqësisë në punën e sindikatës. Sipas tij, pushteti me kërcënime dhe trysni qëro hesape me ata që nuk mendojnë si ata.

Ajtov potencon se për shkak indikacioneve që të shkatërrohen dokumente të cilët do të shërbenin si dëshmi për procedura gjyqësore për përgjegjësi të personave të caktuar, të cilët janë të përzier në udhëheqje të paligjshme dhe jo-statutare, sindikata do të ngre procedurë penale për përgjegjësi dhe kompensim të dëmit të shkaktuar financiar. Plotësisht, thotë Ajtov. Do ta njoftojnë Organizatën Ndërkombëtare të Punës për mënyrën se si organet shtetërore përzihen në veprimtarinë sindikale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button