KB Çairi 2030 vazhdon garat mes 32 ekipeve më të mira në Austri

Basketbollistët e rinj shkupjan, që po e përfaqësojnë me dinjitet jo vetëm Maqedoninë por edhe shqiptarët në përgjithësi, kanë shënuar edhe një sukses në turneun ndërkombëtar që po zhvillohet në Austri “Ëien 2017”.

Sot të rinjt e udhëhequr nga trajnerët Erhan Ramadani dhe Nderim Nagavci kanë arritur të plasohen në fazën e ndeshjeve eliminuese, ku do të garojnë 32 ekipet më të mira nga gjithsejtë 86 sa ishin pjesëmarrëse në konkurrencën e gjeneratës 2001/02.

Sot basketbollistët shqiptarë të Çairit kanë luajtur dy ndeshje, fillimisht luajtën ndaj ekipit Basket Sea, nga të cilët pësuan disfatë me rezultat 51:34, ndërsa në ndeshjen e dytë shënuan fitore ndaj Amicale Steinsel me rezultat 35:47.

Për kualifikimin në fjalë i kënaqur është shprehur trajneri Erhan Ramadani, i cili ka thënë se në duelin e parë ndaj Basket Sea ishin të dëmtuar edhe nga referimi i dobët.

“Nuk do të fshehë gëzimin për kualifikimin në mesin e 32 ekipeve më të mira. Kishim shanse të dalim të parët në grup, por në ndeshjen e parë kishte shumë gabime dhe padrejtësi në referim. Por në lojën e dytë kemi marrë një fitore që na jep mundësinë që të vazhdojmë garën tutje. Shpresoj që të kemi fat dhe të jenë në formë djemtë tanë, pasi vërtet janë të lodhur duke luajtur për çdo ditë, por do të japim maksimumin për të vazhduar tutje”, është shprehur për PORTALB.mk, trajneri Ramadani.

Sigurisht se në ndeshjen e nesërme që luhen në  orën 9: 15 KB Çairi ka një kundërshtar mjaft të organizuar ku basketbollist është një nga sportet më të popullarizuar, është skuadra nga Latvia “Talsu Novada Sporta Skola”, që futet në këtë ndeshje si e para në grupin e saj. Ndërkohë te ekipi shkupjan do të ndjehet mungesa e kapitenit Flamur Mici, i cili ka pësuar një lëndim, që nuk do i mundësojë atij të luajë në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button