KB Çairi 2030 i fillon me sukses garat në Austri

Se basketbolli është një nga sportet që fëmijët shqiptarë e duan shumë, tregon fakti se ekipet që në mosha të reja tani më kanë filluar të jenë pjesë e turneve të mëdha ndërkombëtare. Kështu ekipi nga Shkupi, KB Çair 2030 është në një nga turneun ndërkombëtar të Austrisë, “Wien 2017”, ndërsa garon me fëmijët e moshës 2001/2002.

Djelmoshat e udhëhequr nga dyshja e trajnerëve Erhan Ramadani dhe Nderim Nagavci kanë treguar se me punë dhe mundë, suksesi nuk do të mungojë. Edhe pse në fazën e grupeve, skuadra shkupjane KB Çair, ka dalë që në një konkurrencë të madhe, të përfundojë fazën e parë të grupeve në pozitën e parë.

Fillimisht djelmoshat shqiptarë e kishin filluar duke shënuar fitore ndaj SC Rasta Vechta me rezultatin 49:22. Më pas vjen dhe fitorja e dytë, K.B Çair 2030 – Asseko Gdya 42-33 dhe më pas ishte siguruar pozita e parë pas fitores ekipit gjerman, International Baskeball Academi Munchen me rezultat 46:41. Duke qenë të parë, në ndeshjen e fundit KB Çairi 2030 luan ndaj vendasve UBSC Graz ku ndeshja kalon pas barazimit në vazhdime, që në fund të pësojnë disfatën e parë me vetëm dy pikë diferencë 37:39.

Për fazën e parë, enkas për PORTALB është prononcuar trajneri Erhan Ramadani, i cili mes tjerash ka thënë: Jam tepër i kënaqur nga paraqitja e basketbollistëve tanë të cilët treguan se mundë të jenë konkurrentë edhe me ekipet evropiane. Jemi shumë të kënaqur nga organizimi dhe pritja që na është bërë. Shpresojmë që edhe në fazën tjetër të tregojmë lojë të mirë dhe çdo rezultat do të jetë një sukses në vete.

Në këtë turne ka gjithsej 486 ekipe nga 28 vende të botës, ndërsa në grupmoshat ku garon KB Çair 2030 ka 86 ekipe, duke e mbyllur garën në grupin e 15 në pozitën e parë. Tani ekipi shkupjan do të jetë në Grupin I dhe do të jetë në garë me ekipet Amicale Steinsel dhe Basket Sea1, ndërsa ndeshjen e parë e luan nesër në orën 14:15 minuta. Dy ekipet e para vazhdojnë garat në fazën tjetër. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button