Deputeti socialist-Bashës: Kriza e PD-së nuk është kriza e shqiptarëve

Deputeti socialist i qarkut të Korçës, Ilir Pendavinji i është drejtuar me një mesazh opozitës, të cilës i thotë se kriza e Partisë Demokratike, nuk është kriza e shqiptarëve.

Ai shton se PS është e gatshme të gjykohet dhe të testohet nga votuesit në 18 qershor, në ditën kur ka vendosur Presidenti i Republikës, transmeton Agjensia e Lajmeve Sot News.

“Kriza e Partisë Demokratike, nuk është kriza e Shqipërisë dhe shqiptarëve! Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama janë të angazhuar për të përfunduar këtë mandat kushtetues qeverisës siç i kanë besuar shqiptarët.

Së bashku me Edi Ramën, ne jemi gati të testohemi në 18 qershor mbi punën e kryer të katër viteve, në datën kur Presidenti i Republikës ka dekretuar ditën e zgjedhjeve.
Kush ka frikë nga zgjedhjet, e ka problemin me veten, jo me konkurrentët politikë”,shkruan Pendavinji në rrjetin social Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button