LSDM: Qeveria e re do të sigurojë punësime dhe ndihmë për firmat

LSDM-ja sot përmes një kumtese lidhur me qëndrimet e shprehura të liderit të VMRO-DPMNE-së për punësimet e reja thekson se ai nuk ka të drejtë çfarëdo qoftë t’u premtojë qytetarëve sepse ka humbur në zgjedhje.

“Punësime të reja do të ketë. Do të ketë mbështetje të madhe shtetërore për ndërmarrjet vendore. Do të ketë investime të huaja reale. Por tërë këtë do ta sigurojë qeveria e re reformuese e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.

Pastaj shtohet se 700 mijë qytetarëve mbi 67-të deputetë e kanë formuar shumicën e madhe parlamentare e cila, siç thuhet, shumë shpejtë do t’i zgjedh kryetarin e ri të Kuvendit dhe qeverinë e re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button