Ministria e Shëndetësisë: Nga helmi kundër qenve mund të pësojnë edhe fëmijët

Ministria e Shëndetësisë apelon që të mos hidhet helm për qen ngaqë mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve, njofton Portalb.mk.

“Apelojmë që të jeni të vetëdijshëm se keqpërdorimi i këtyre materieve drejtpërdrejtë mund të dëmtojë shëndetin e fëmijëve, të cilët lehtë mund të arrijnë në kontakt me helmin e hedhur në hapësirat publike. Sipas profesionistëve të këtij drejtimi, më së shumti përdoren pesticidet ose kemikale të tjera toksike dhe të rrezikshme të cilat në kontakt të drejtpërdrejtë me njeriun mund të shkaktojnë edhe pasoja fatale, dhe se thithja e këtyre kemikaleve mund të shkaktojë pasoja afatgjate në sistemin e frymëmarrjes”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje apelojnë se personat përgjegjës për shkaktim të këtyre pasojave do të përgjigjen penalisht në bazë të ligjeve të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button