Shitet një pjesë e Bit Pazarit, ankohen tregtarët

Shitet një pjesë e Bit Pazarit. Tregtarët e pjesës së jashtme të Bit Pazarit paralajmërojnë protesta. Ata shprehen të revoltuar nga vendimi i Skopski Pazar për të shitur pjesën ku ata kanë tezga, njofton Alsat M.

Kryetari i shoqatës së tregtarëve Ekrem Dolek thotë se nuk ka asgjë kontestuese në shitjen e 500 metër katror të pjesës së tregut, sepse firma posedon listë pronësie dhe me të mund të bëjë çfarë të dëshiron, por se është i befasuar nga kjo situatë. Drejtori i Skopski Pazarit, Sasho Davitkovski për Alsat M tha se përgjigje do të jep nesër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button