Kaliforni: Detaje nga sulmi në shkollën fillore

Dy persona duke përfshirë edhe një mësues kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në San Bernardino.

Sulmuesi hyri në shkollën fillore në 10:25 të mëngjesit, duke hapur zjarr në një nga klasat e shkollës, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Sulmuesi dhe mësuesi u vranë dhe dy studentë u dërguan në spital. Gjendja e tyre ende nuk dihet.

Shefi i policisë në San Bernardino, Jarrod Burguan tha se incidenti duket të jetë një “vrasje dhe vetëvrasje”.

NBC raporton se sulmuesi shkoi në shkollë për të zgjidhur një mosmarrëveshje familjare me mësuesin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button