SHAVM: Radiodifuzerët t’u përmbahen parimeve profesionale

Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediale (SHAVM) e mbështet reagimin e Këshillit për etikë në media dhe i bën thirrje radiodifuzerëve që në mënyrë strikte t’u përmbahen parimeve profesionale për ushtrim të veprimtarisë, duke mbajtur llogari për rolin që e kanë në sigurimin e informatave dhe kontekst në të cilin qytetarët lirshëm do të formojnë mendim për ngjarjet, transmeton MIA.

Agjencia i përkujton mediat se posaçërisht kanë obligim që në lajme, për të gjitha çështjet të raportojnë në mënyrë objektive dhe të paanshme duke i siguruar të gjithë pikëpamjet relevante të cilët në mënyrë të njëjtë do t’i trajtojnë.

“Trajtim i njejtë i të gjithë pikëpamjeve duhet të sigurojnë edhe në emisionet infortmative-aktuale, qëllimi i të cilëve është që në mënyrë analitike të shqyrtohen çështjet aktuale. Në emisionet, madje, në të cilët me publikun kontaktohet për temat aktuale, gazetare/ët duhet të kenë kujdes që as ata e as bashkëbiseduesit të mos përdorin gjuhë diskriminuese e cila nxit urrejtje, ofendime, shpifje ose dezinformata”, porositin nga Agjencia.

Si trup rregullator, shtojnë, Agjencia i ndjek programet e rediodifuzerëve dhe reagon në rastet kur i shkelin dispozitat ligjore ose kur mediat pengohen në ushtrimin e punës së tyre

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button