Dybala: Nuk dua të jem Messi i ri

Futbollisti argjentinas Paulo Dybala (23) pas ardhjes në Juventus në vitin 2015 u bë një nga lojtarët kryesorë të klubit nga Torino. Ai pranoi se nuk dëshiron ta krahasojnë me bashkëkombasin e tij Lionel Messi, raporton Anadolu Agency (AA).

Argjentinasi i ri i cili shumë shpejtë pas ardhjes nga Palermo u bë një nga lojtarët kyç në ekipin e “Zonjës së vjetër” deklaroi për gazetën italiane “La Repubblica” se njerëzit duhet të kuptojnë se ai është ai që është dhe si i tillë dëshiron të mbetet.

“I kuptoj krahasimet dhe pritshmëritë por nuk dua të jem Messi i ri ose Messi i së ardhmes. Vetëm një është Messi, njësoj si Diego Maradona”, tha Dybala.

Dybala dhe Messi vetëm njëherë kanë patur rastin të luajnë bashkë në shtator të vitit të kaluar në ndeshjen midis Argjentinës dhe Uruguajit. Sulmuesi i Juventusit pohon se me yllin e Barcelonës “nuk ka patur raporte të shkëlqyera”.

Që të dy argjentinasit do të luajnë nesër në anët e kundërta kur Juventus në ora 20:45 pret Barcelonën në ndeshjen e parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button