Boris Xhonson sugjeron sanksione të reja për Rusinë, tani për shkak të Sirisë

Ministri britanik i Punëve të Jashtme Boris Xhonson sot deklaroi se do të duhet ta vendosen sanksione të reja për Rusinë, në qoftë se Moska nuk e tërheq mbështetjen e saj për presidentin sirian Bashar al Asad.

Në deklaratë, para takimit ministror të grupit G7, kësaj hradhe kushtuar, kryesisht, situatës siriane, Xhonson ka thënë se ka “ardhur koha që Vlladimir Putin të ballafaqohet me të vërtetën për ‘tiranin’ (Asad) që e ka ngritur”.

Rusia tanimë i është ekspozuar sanksioneve, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe krizës në Ukrainën Lindore, me të cilët janë përfshirë individë, nga politika dhe biznesi, të afërt me elitën qeveritare, si dhe sektorët më të rëndësishëm nga ekonomia ruse.

Ministri Xhonson, duhej që sot të jetë në Moskë, për vizitë të parë të një shefi të Forin Ofisit në Rusi, pas pesë viteve, por ai e anuloi vizitën, duke e arsyetuar atë me zhvillimin më të ri të situatës në Siri, pas sulmit me “armë kimike” ndaj kryengritësve.

Një pjesë e mediave londineze, për këtë arsye e akuzojnë Xhonsonin se është shndërruar në “qen qimedredhur” amerikan pasi u kuptua se para se ta anulojë vizitën, ministri britanik është konsultuar me Uashingtonin.

menjëherë pastaj u kumtua se edhe krahas retorikës së ashpër dhe akuzimeve të ndërsjella të Uashingtonit dhe Moskës, pas sulmit raketor amerikane ndaj një aeroporti ushtarak në Siri, sekretari i Shtetit Reks Tilerson, megjithatë, do të udhëtojë në Moskë, në takim dhe bisedime me kolegun rus Sergej Lavrov.

Sipas  mediave në Londër, Boris Xhonson është tërhequr nga takimi i dakorduar me Lavrovin në Moskë, që të mos jetë takimi i parë që do të bisedohet për krizën siriane dhe për atë që do të flitet në G7.

Londra zyrtare, paraprakisht, e theksonte rëndësinë e qëndrimit të shefit të diplomacisë britanike në Rusi, si tentim që të përmirësohen marrëdhëniet britaniko-ruse dhe të zhvillohen lidhjet e ardhshme tregtare, tani kur Britania si “e pavarur” nga BE-ja, fillon të zhvillojë politikë të saj të jashtme dhe tregtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button