Jovo Vangellovski ankohet nga Katica Janeva

Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, Jovo Vangellovski, në kumtesën e sotme deri te mediat thotë se Prokuroria Speciale Publike (PSP), refuzon që të veprojë ndaj kërkesës së tyre, me çka sipas tij, kanë ndikuar në prolongimin urgjent të procedurës që udhëhiqet në këtë Gjykatë, njofton Portalb.mk.

“Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë e informon opinionin se më 06.04.2017 është dorëzuar kërkesë për informim deri te Prokuroria Speciale. Për shkak karakterit urgjent është dorëzuar kërkesë, shefi i kabinetit të kryetarit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë ka kryer disa biseda telefonike me shefin e kabinetit të Prokurorisë Speciale, prej ku ende nuk ka përgjigje pas kërkesës”, thuhet në kumtesë.

Nga Gjykata Supreme vlerësojnë se “Prokuroria ashtu siç shihet refuzon që të veprojë ndaj kërkesës së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, me të cilën ndikon në prolongimin e procedurës e cila udhëhiqet në këtë Gjykatë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button