Maqedoni, Këshilli i Etikës reagon ndaj mediave që propagandojnë për tensione dhe trazira

Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) me shqetësim reagon ndaj rastet e shpeshtuara të siç thonë ata “keqpërdorimit të disa mediave të caktuara, veçmas në kontekst të situatës aktuale politike, për shpërndarje të spekulimeve, propagandizmit dhe të pavërtetave, të cilat do t’i përforconin tensionet dhe do të sillnin potencialisht trazira në shoqëri”, njofton Portalb.mk.

Ndaj këtyre shembujve, KEMM reagon vazhdimisht, por në ditët e fundit ata janë shpeshtuar deri në “nivel shqetësues”.

“Veçmas është shqetësuese mënyra e informimit të mediave të cilët nënvizohen raportime gazetareske me informim njëpalësh dhe informim që i ngritin frikësimet për trazira të mundshme në shoqëri, duke përmbajtur thirrje për mobilizim të qytetarëve në shërbim të mbrojtjes së interesave të partive të caktuara politike”, shtojnë nga KEMM.

Ata gjithashtu përkujtojnë se mediat nuk guxojnë të jenë të keqpërdorura për transmetim të thirrjeve për bashkim të individëve dhe grupeve për sjellje radikale dhe veprime të cilat e rrezikojnë rendin dhe qetësinë publike në shoqëri.

“Me nenin 10 nga Kodi thuhet se “gazetari nuk do të nxisë dhunë dhe diskriminim në çfarëdo lloj baze”. Mediat patjetër ta respektojnë Kodin Etik, pasi që në të kundërtën pasojat nga mospërmbajtja e dispozitave mund të jenë fatale”, paralajmërojnë nga KEMM.

Ata gjithashtu thonë se mediat kanë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e qytetarëve nga shfaqjet e jo-tolerancës, mosbesimit dhe ekspozimit të rrezikut nga dhuna.

“Njëkohësisht, bëjmë thirrje dhe reagim edhe deri te institucionet, duke përfshirë edhe Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale dhe Prokurorinë Publike ta dënojnë fjalorin nxitës dhe t’i ndërmarrin të gjitha masat e patjetërsueshme në pajtueshmëri me kornizat ligjore”, theksojnë nga KEMM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button