Turqi, gjatë javës së fundit u neutralizuan 50 terroristë

Të paktën 50 terroristë janë neutralizuar në datat 27 mars 3 prill, në kuadër të operacioneve anti-terror në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë, thuhet se forcat turke të sigurisë në kuadër të luftës anti-terror, kanë zhvilluar 262 operacione.

Në këto operacione 345 persona janë ndaluar nën akuzën e ndihmës ndaj terrorit, 65 persona janë ndaluar për shkak të dyshimeve të lidhjeve të tyre me DAESH-in, 973 persona janë ndaluar pasi dyshohen si anëtarë të FETÖ-s dhe 28 persona janë ndaluar pasi dyshohen se janë anëtarë të organizatave terroriste të majta.

Në kuadër të operacioneve janë neutralizuar 50 terroristë, nga të cilët 29 të vdekur, 10 gjallë dhe 11 të tjerë janë dorëzuar.

Në njoftim thuhet gjithashtu se forcat turke të sigurisë kanë nxjerrë jashtë funksionit, vendbanime, bomba dhe shpella të përdorura nga terroristët. Ndërsa vihet në dukje se është sekuestruar një sasi e madhe armatimi, municionesh dhe lëndësh narkotike.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button