LSDM: Institucionet të mos u nënshtrohen skenarëve të dhunshme

LSDM sot nëpërmjet kumtesës bën porosi që institucionet janë të obligueshme që të mundësojnë transferim të qetë të pushtetit dhe të mos u nënshtrohen skenarëve ë dhunshme, njofton Portalb.mk.

Sipas LSDM-së, shumë shpejtë do të zgjidhet kryetar i Kuvendit, ndërkaq më pas edhe Qeveria e re e qytetarëve të Maqedonisë unitare, në pajtueshmëri me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet në shtet.

“Vendimi është i 700.000 qytetarëve në zgjedhjet kredibile, të transformuar në 67 mandate të deputetëve në shumicën parlamentare, e cila ka të drejtë, por edhe detyrë që ta zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë e re”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski “nuk guxon që të kërcënohet me dhunë pasi që qytetarët janë faktor, kanë zgjedhur bashkim, drejtësi dhe ndryshime dhe ata do të ndodhin”.

“U tregojmë institucioneve dhe të punësuarve në to, se ka shumicë parlamentare dhe janë të obliguar që t’i mundësojnë proceset demokratike në pajtim me shumicën e qytetarëve nga zgjedhjet”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button