Përmet, shkarkohen 3 zyrtarë policie për hashashin në Pagri

Policia e Shtetit njoftoi se ka shkarkuar nga detyra 3 zyrtarë policie në Përmet, një ditë pas gjetjes së mbi 11 tonëve kanabis sativa në njërën nga 3 ish-depot e rezervave të shtetit në fshatin Pagri të Përmetit, njofton top-channel, përcjell Portalb.mk.

Gjithashtu, 4 zyrtarë të tjerë të policisë janë nën hetim disiplinor për shkelje të rregullave.

Ndërkohë, dy prej administratorëve të këtyre depove janë arrestuar, konkretisht Rustem Muçelli, 51 vjeç, dhe Eqerem Ali, 60 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim një i tretë, Ismail Saliu, 61 vjeç. I ndaluar rezulton edhe kryeplaku i fshatit Pagri, Koço Zaimaj, 58 vjeç.

Droga e fshehur në depon në fjalë ishte e ambalazhuar në thasë plasmasi dhe e gatshme për t’u trafikuar. Ndalimi i shtetasve u bë pasi hetimet e provave të grumbulluara çuan në konkluzionin se ata i kishin në përdorim depot për të magazinuar ushqim për bagëtitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button