Njësiti “Alfa” ka ndaluar vëllezërit të dyshuar se kanë krisur me armë para një familje

Mbrëmë rreth orës 9.30 një person A.N (29) nga fshati Raoviq ka paraqitur në polici se përderisa ai ka vozitur me veturën e tipit “Volsfagen Golf” nëpër rrugën lokale Bukoviq-Raoviq së bashku me gruan dhe fëmijën e tyre 3 vjeçar, rrugën ia ka prerë një veturë tjetër e tipit “Volsfagen Golf”,njofton Portalb.mk.

Sipas dëshmisë së personit, nga kjo veturë kanë dalë vëllezërit D.J (1975) dhe I.J (1977) nga fshati Paniqari, njëri ka pasur në duar pushkë automatike ndërsa tjetri pistoletë. Njëri nga ata ka qëlluar disa plumba në drejtim të tij, por A.N ka ikur.

Nga ana tjetër, ekipi i njësitit Alfa, ka ndaluar personat I.J, D.R dhe Sh.R (1995) nga fshati Kopanicë, dhe i ka dërguar në polici edhe pse në vendin e ngjarjes nuk është gjetur armë dhe gëzhoja pistolete. Polica po heton rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button