Maqedonasit nuk mund të merren vesh se çfarë flamuri kanë (VIDEO)

Për të shpërngulurit në Australi flamuri shtetëror është i Republikës së Maqedonisë, kurse ajo me yll nga Kutleshi i Maqedonisë antike është i popullit, njofton Portalb.mk.

Numri më i madh i maqedonasve të shpërngulur si flamur maqedonas e konsiderojnë flamurin i cili mban diellin me gjashtëmbëdhjetë rreze ndryshe flamurin me yllin prej Kutleshit. Në tubimin në Melburn ku të pranishmit i dhanë përkrahje iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, udhëheqësi i programit iu sqaroi të pranishmëve se pse e mbanin flamurin e Republikës së Maqedonisë të valëvitur përgjatë fjalimit të përfaqësuesit të konsullatës së Maqedonisë në Melburn. Pas këtij fjalimi, flamuri është larguar, dhe protesta vazhdoi vetëm me flamurin ku qëndron dielli me gjashtëmbëdhjetë rreze. Udhëheqësi u detyrua që t’i heshtë disa nga të pranishmit të cilët reaguan kundër flamurit zyrtar të Maqedonisë.

Siç dihet, protestat për “Maqedoni të përbashkët” si simbol kanë ngjyrën e kuqe dhe të portokalltë duke përfshirë këtu edhe flamurin e Republikës së Maqedonisë.


 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button