Asnjë lidhje nuk është perfekte, por nëse pranohen disa gjëra, ju shkatërrojnë lumturinë

Asnjë lidhje nuk është perfekte, por disa gjëra, nëse pranohen, ju shkatërrojnë lumturinë e më vonë dhe lidhjen

  1. Mos pranoni sjellje që thyejnë besimin
    Ekziston një arsye se përse besimi është më i rëndësishmi – sepse besimi është më i rëndësishmi në jetën e përditshme. Besimi është themeli mbi të cilin është ndërtuar një marrëdhënie dhe mosbesimi zakonisht e shkatërron atë. Asgjë nuk e dëmton më shumë marrëdhënien se sa të qenit mashtrues.
    Kur ju i besoni dikujt, dhe ai/ajo e thyen vazhdimisht besimin tuaj, nuk është faji juaj, por i tij. Është e natyrshme të fajësoni veten për faktin se i keni besuar dikujt që e ka thyer besimin tuaj, por nuk ekziston arsye racionale të ndiheni fajtorë.
    Vetëm përmes përvojës mund të përcaktojmë nëse dikush është apo jo i/e besueshëm; në çdo rast, do mësosh gjëra të rëndësishme.
  2. Mos pranoni energjinë negative
    Një marrëdhënie pozitive duhet të jetë frymëzuese, t’ju lërë të frymëzuar për takimin e radhës. Nuk duhet të lejoni çdo takim me dikë që ndihet i tharë dhe negativ dhe sigurisht që nuk duhet ta pranoni këtë energji negative.
    Nëse arrini në një pikë ku aspektet pozitive të një marrëdhënieje bëhen sporadike, kjo është koha e duhur të lëvizni. DO të arrini në një pikë që do të donit ta shmangni personin, por duke shpresuar të mbani marrëdhënien. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por njerëzit e bëjnë gjithë kohës. “Ndoshta do të bëhet më mirë”, mendojnë shumë njerëz. Ndoshta, por kjo nuk është një marrëdhënie normale, e shëndetshme dhe funksionale.3. Mos pranoni përtacinë
    Në mënyrë për të qëndruar të lumtur në një marrëdhënie, duhet që si fillim të jini vetë të lumtur. Kur jeta bëhet e gjallë dhe plot tension, bërja prioritet e të stërviturit bashkë mund të jetë një sfidë e madhe. Ekzistojnë me mijëra arsye që të shmangni punën tuaj, por si ju bën kjo të ndiheni – ndoshta të ngadaltë, apo përtacë? Këto nuk janë ndjenja të mirëseardhura në një marrëdhënie.
    Duke u ushtruar së bashku fizikisht, është një mënyrë e mirë për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë. Çiftet që ushtrohen së bashku do t’i shohin shumë shpejt benefitet në shëndet, madje do të surprizoheni se si lidhjet tuaja emocionale do të bëhen më të fuqishme.

    4. Mos pranoni konkurrencën
    Ndoshta keni një objektiv të përbashkët, për të rënë 10 kile nga pesha përpara se të vijë vera dhe kështu që filloni të stërviteni e të hani më mirë së bashku. Shumë shpejt, do vini re se partneri do humbasë më shumë kilogramë se sa ju, kështu që ju do të mundoheni t’ia kaloni. Si përfundim, kjo garë kthehet në një rreth vicios, në vend që të ishte një objektiv i përbashkët.
    Qëndroni sportiv dhe inkurajues ndaj personit tjetër, në mënyrë që të bëjë më të mirën e tij dhe njëkohësisht bëni përpjekjet maksimale për veten.

    5. Mos mendoni se duhet të ndryshoni ndaj personit
    Nuk duhet të ndjeni kurrë nevojën që të jini një tjetër person thjeshtë për t’i bërë qejfin dikujt. Mbi të gjitha është rraskapitëse dhe është një shenjë që marrëdhënia nuk është konsensuale. Ekziston një element i këtij personi që nuk i përshtatet personit që ju jeni.
    Nuk ka rëndësi nëse personi ju a thotë që është i pakënaqur nga ju apo ju e ndjeni së brendshmi që duhet të ndryshoni në mënyrë që ai/ajo t’ju pranojë. Ajo çfarë është e rëndësishme, është se nuk do ndiheni mirë duke mos qenë vetja juaj e vërte

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button