Vazelinë, vaj ulliri… super receta për të zgjatur natyralisht qerpikët

Ne vend qe te vendosni katër shtresa rimeli, ka disa mënyra natyrale si te zgjasni qerpikët.

Sot ne mode janë qerpikët XXL. Për te mos vendosur 4 shtesa rimeli dhe për te shmangur qerpikët fallco, ja disa mënyra si t’i zgjatni ato natyralisht. Ne program: vaj ulliri, vaj avokado, vazeline, maske me baze veze dhe bajame, etj. Para se te filloni duhet te dini se fjala kyçe është : durimi.
Përdorni vajrat
Vaji i avokados rigjeneron qelizat e qerpikëve dhe nga ana tjetër, fale përmbajtjes se shume lipideve, edhe i hidraton ato.
Vaji i kokosit nga ana tjetër, i pasur me vitamine E, K dhe hekur ushqen qerpikët dhe i bën ata me te dendur dhe me më shume shkëlqim.

Vaji i ullirit gjithashtu duhet privilegjuar sepse pastron folikulat e qerpikëve duke larguar papastërtitë dhe kjo gjë stimulon procesin e rritjes se tyre.

Për rezultat edhe me te mire mund te përgatisni edhe një eliksir ne shtëpi. Ne një flakon rimeli te mbaruar e te pastruar hidhni pak vaj ulliri dhe vaj nga pema e kastorit. Trazojeni mire dhe aplikojeni përzierjen çdo darke për te paktën 1 muaj.
Ju mund te përdorni gjithashtu çdo darke vazeline me ane te një pambuku.
Sipas shkencës ka edhe disa ushqime qe mund te ndihmojnë ne rritjen e qerpikëve. Bajamet, stikat, avokadot, te verdhat e vezëve, djathi, kërpudhat, bizelet dhe majaja e birrës janë nder me te mirët.
Mos harroni as t’i krihni here pas here qerpikët dhe për me tepër ne mbrëmje pasi te keni hequr makijazhin. Edhe ky gjest nxit rritjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button