LSDM: Do të vendosim sistem për shpenzim real të kuotave mujore të ilaçeve

LSDM premton aktivitete për tejkalimin e, siç pohon, gjendjes me mumgesën e ilaçeve me reçetë pas datës 15 të muajit, si dhe do të angazhohet për qasje të rritur të ilaçeve.

Zllate Mehmedoviq, anëtar i Komisionit për shëndetësi të LSDM-së, sot në konferencë për shtyp tha se qeveria e re reformuese do të punojë në vendosjen e sistemit që do të mundësojë realisht të shpenzohen kuotat mujore të ilaçeve, ndërsa qëllimi i tyre përfundimtar është që të ketë qasje deri te ilaçet gjatë tërë muajit. Theksoi se gjatë zgjedhjes së ilaçeve në lista pozitive do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga shoqata e qytetarëve dhe të prekurit nga sëmundja e sheqerit, veshkëve, tensionit të lartë, karcinomit, shoqatave të pacientëve me sëmundje të rralla, pacientëve me nevoja të veçanta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button