NATO reagon ashpër pas sulmeve në Siri

Sekretari dhe gjenerali i NATO-s, Jens Stoltenberg, është deklaruar për sulmet ajrore të SHBA-së kundër regjimit vrasës të Presidentit të Sirisë, Bashar Al-Assad.

Sekretari i NATO-s Stoltenberg thotë se Assad-i mban përgjegjësinë e plotë për sulmet që i bëri SHBA-ja ndaj Sirisë, pasi që qeveria e tij kishte urdhëruar vrasjen e civilëve me anë të armëve kimike, njofton BBC, transmeton Gazeta Express.

“Çdo përdorim i armëve kimike është i papranueshëm, nuk mund të ikë pa përgjigje, dhe ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë Stoltenberg.

NATO është njoftuar nga SHBA para se sulmet të ndodhnin.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button