Të punësuarit e “Jugohromit” kërkojnë takim me Ali Ahmetin

Të punësuarit e “Jugohromit” kërkojnë të takohen me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, që të rishikohet mundësia për fabrikën në Jegunovcë që të fillojë përsëri të punojë, njofton Portalb.mk.

LEXO: U mbyll fabrika “Jugohrom” deri në mesnatë do të fikë furrat

Në letrën e tyre të hapur drejtuar Ahmetit thuhet se takimin e kërkojnë për dy arsye.

“Angazhimi i përcaktuar i pronarit të kompanisë se do të investojë në sistemin e mbledhjes dhe vendosjes së filtrave, që do të mund të realizohet deri 70% deri në fund të vitit, ndërsa komplet do të përfundohej deri në mars të vitit 2018. Kjo mund të realizohet vetëm nëse miratohet përsëri fillimi i punës me kompaninë, sepse edhe pse kanë punuar periudhën e verës, ndotja përsëri është zvogëluar, që është e dëshmuar. Kompania do të punonte deri sa ndotja të jetë në kufijtë e lejuar, gjegjësisht deri në ardhjen e periudhës së dimrit”,  thuhet në letrën e hapur të “Jugohromit”.

Nga aty rikujtojnë se sindikata e kompanisë periudhën e kaluar shumë herë ka protestuar dhe ka kërkuar takime me përfaqësues të qeverisë që të zgjidhet problemi i tyre.

Ndryshe, para disa ditëve Kombinati “Jugohrom”  ndërpreu tërësisht punimet për vendosjen e filtrave. Sipas drejtuesve të fabrikës vendimi i tillë u mor për shkak të refuzimit të kërkesës për hapjen e fabrikës dhe vijimin paralelisht të punimeve për vendosjen e filtrave. Megjithatë Ministria e Ekologjisë mbetet fuqishëm në qëndrimin që fabrika të hapet vetëm pas përmbushjes së standardeve ekologjike,

Ndërkaq organizata për mbrojtjen e mjedisit Eco Guerilla publikoi  rezultatet e fundit nga matjet e ndotjes së ajrit. Sipas tyre që nga mbyllja e fabrikës ndotja e ajrit është ulur më shumë se 50%.

LEXO: “Jugohromi” ka ndërprerë punimet për vendosjen e filtrave!

LEXO: “Eco Guerilla”: Jugohromi ndoti me vite Tetovën, ja faktet, të mos hapet!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button