MPJ e Turqisë: E konsiderojmë tejet pozitiv operacionin amerikan në Siri

Ministria e Jashtme e Turqisë ka theksuar se e konsideron “tejet pozitiv” operacionin e Shteteve të Bashkuara (SHBA) ndaj bazës ushtarake Shajrat në Siri pas sulmit me armë kimike në Han Shejhun nga regjimi i Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pas sulmit kimik në Han Shejhun nga regjimi i Sirisë, që sipas ndërgjegjes njerëzore dhe vlerësimit të organizatave ndërkombëtare paraqet shembullin e fundit të krimeve ndaj njerëzimit dhe krimeve të luftës qoftë me armë konvencionale, qoftë me armë kimike, operacioni amerikan ndaj bazës ushtarake Shajrat në orët e mëngjesit është pritur si tejet pozitiv”, thuhet në deklaratën me shkrim nga ministria.

Në deklaratë më tej thuhet se “Hapat që do të hidhen në mënyrë që krimet e ngjashme të mos ngelin të pandëshkuara dhe në mënyrë që të mundësohet llogaridhënia, do ta kenë mbështetjen e plotë të Turqisë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me komunitetin ndërkombëtar si një shtet që strehon tre milionë sirianë, në mënyrë që të ndalohet terrori i regjimit dhe ndëshkimi kolektiv ndaj popullit dhe në mënyrë që të avancohet një proces i cili do t’i hapte rrugën zgjidhjes politike në Siri”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button