Shqipëri, 17-vjeçarja gjendet e vdekur në tualetin e shkollës

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjteje në një shkollë të Fierit. Sipas të dhënave paraprake, nxënësja me inicialet A.R kishte shkuar në tualetin e shkollës për një nevojë personale dhe nuk ishte kthyer më në klasë, transmeton Top Channel.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40 në shkollën “Murialdo”. Nxënësja është gjetur e pajetë nga personeli i institutit arsimor, e shtrirë në dyshemenë e tualetit. Personeli ka lajmëruar ambulancën që e ka shoqëruar 17-vjeçaren në spital.

Nga këqyrja që i është bërë trupit të saj nuk janë konstatuar shenja dhune në trup dhe paraprakisht dyshohet që vdekja të ketë ardhur nga një helmim apo ndonjë problem tjetër shëndetësor. Gjithësesi, pritet përfundimi i autopsisë nga mjeku ligjor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button