Maqedonia plus 2, Shqipëria bie 16 vende në listën e FIFA-s

Reprezentacioni i Maqedonisë ka shënuar ngritje në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, duke u radhitur në vendin e 80 me 443 pikë dhe është në shoqëri me ekipin e Izraelit, Haitit, Omanit, Xhamajkës që gravitojnë rreth numrit 80 të renditjes më të re që sot ka publikuar FIFA-s, në faqen e saj zyrtare.

Nga ekipet që janë në grupin kualifikues së bashku me Maqedonin, për “Euro 2016”, ashtu edhe siç pritej Spanja mban kryesimin, ndërsa pas Maqedonisë vijnë Bjellorusia në vendin e 83, ndërsa Luksemburgu është në pozitën e 112-të.


Nga ana tjetër, kombëtarja e Shqipërisë ka humbur plot 16 pozicione. Në rënditjne e muajit mars, kombëtarja e udhëhequr nga Gianni De Biasit pozicionohej e 54, ndërsa tani në vendin e 70, duke bërë edhe një ndër zbritjet më të forta të viteve të fundit. Por gjithsesi kjo rënie ka ardhur si pasoje që Shqipëria nuk ka luajtur asnjë miqësore.

Spanja vazhdon të kryeson në renditje, e ndjekur nga Gjermania, ndërsa Portugalia, Kolumbia dhe Uruguai kanë çuar në vend të gjashtë Argjentinën.

Holanda dhe Belgjika nuk janë më në Top 10, ndërsa befason Greqia që renditet e dhjeta, një vend poshtë Italisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button