Roli i aspirinës në luftën kundër kancerit
Instruktorja në Spitalin e Përgjithshëm Massachesttes, Yin Cao, ka prezantuar një studim mbi kancerin para Shoqatës Amerikane për Kërkimet e Kancerit, duke theksuar rolin e aspirinës në këto sëmundje.
Sipas saj, për një periudhë 32 vjeçare, rreth 8 mijë e 200 femra dhe afër 4 mijë e 600 meshkuj, kanë humbur jetën prej kancerin. Rreziku i vdekjes është 7% më pak tek femrat dhe 11% më pak tek meshkujt, të cilët përdorin rregullisht aspirinën, krahasuar me ata të cilët nuk marrin një dozë rregullisht.
Studimi tregoi se përdorimi i aspirinës redukton sëmundjet kancerogjene si dhe ato kardiovaskulare, duke ndikuar ndjeshëm në reduktimin e humbjes së jetëve.
Në prill të 2016, Shërbimi Parandalues i SHBA-ve, shprehu në raportin final se marrja e një doze të ulët të aspirinës në ditë, mund të parandalojë kancerin dhe sëmundjet e zemrës tek të rriturit e moshës 50 deri tek 69 vjeçare, të cilët kanë 10% rrezik të preken prej tyre.
Cao shpreson që studimi i saj të ndikojë në kërkimet e vazhdueshme mbi lidhjen e kancerit dhe vdekjes në përgjithësi./21Media