Linjë e re ajrore prej Shkupit

Me arritjen e aeroplanit të “Uiz er” nga Budapesti në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” sot zyrtarisht ësht promovuar linja e re ajrore Budapest-Shkup-Budapest.

Deri te kryeqendra hungareze do të udhëtohet dy herë në javë, respektivisht çdo të mërkurë dhe të diel me arritje në aeroportin e Shkupit nga Budapesti në ora 12:25 dhe largim nga Shkupi për në Budapest në ora 13:00

Me këtë linjë ajrore, qytetarët e Maqedonisë do të kenë mundësi të udhëtojnë jo vetëm në Budapest, por do të kenë qasje edhe deri në 61 destinacione tjera nëpër Evropë, të cilat janë të kapshme përmes rrjetit të “Uiz er”. Biletat mund të rezervohen në wizzair.com, duke filluar nga 899 denarë.

“Vendosja e kësaj linje mes Shkupit dhe Budapestit nga ana e “Uiz er”, sot është hap i rëndësishëm përpara për aviacionin e Maqedonisë, sepse me këtë plotësohet kërkesa e tregut që ka mbetur e hapur në 5 vitet e fundit, gjegjësisht nga shkurti i vitit 2012″, deklaroi, Alp Ersoj Tunga, drejtorit të përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Krahas  drejtorit të përgjithshëm të TAV Maqedoni, në ceremoninë e pritjes së aeroplanit nga Budapesti ishin të pranishëm edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovki dhe ambasadorit hungarez Duks Laslo Ishtvan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button