Tenistët e Maqedonisë sot fillojnë garat e Dejvis Kupës
Reprezentacioni i Maqedonisë në tenis, sot ka filluar garat e Dejvis Kupës në Grupin B, ndërsa në dyluftimin e parë do të jetë kundër Maltës. Përzgjedhësi dhe trajneri i Maqedonisë, Dejan Marinkoviq për përballjen me Maltën, ka zgjedhur dyshen Dimitar Grabullin dhe Tomislav Jotovskin që të paraqiten në garat singëll dhe atë në dyshe.
Në këtë mënyrë anashkaloi Shëndrit Dearin dhe Gorazd Srbljakun, të cilët do të shpresojnë që të zhvillojnë sfidat ndaj Islandës ose Moldavisë.
Maqedoni – Maltë
Dimtar Grabul – Metju Azciak
Tomislav Jotovski – Denzil Agius
Jotovski/Grabul – Asciak/Sudzuka