12 sekrete bukurie njëmijë vjeçare që janë të dobishme edhe sot

Femrat janë përpjekur për bukurinë e tyre që në kohët e lashta. Class ju sjell disa nga sekretet që kanë provuar dobishmërinë e tyre për vite më rradhë, shkruan revista “Class“.

1

Vaji i Ullirit
Të lashtët e kanë quajtur këtë prdukt “i artë” dhe jo më kot! Vaji i ullirit është një bazë e mirë për shumë kremra për flokët dhe trupin, shampo dhe locione të ndryshëm.

2

Fletat e lakrës
Ky truk është përdorur nga nënat që u jepnin gji fëmijës, për mijëra vite. Lakra e bardhë njihet për vetitë e saj qetësuese dhe kuruese e në këtë rast për lehtësimin e dhimbjeve të gjoksit apo irritimet që shkaktohen në këtë proces.

3

Pëlhurë e ashpër në vend të skrabit
Kur nuk ishte shpikur akoma skrabi me kokrriza, një copë kryesisht e ashpër në përbërje, si psh ajo prej leshi, funksiononte perfekt në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës.

4

Dushet
Gratë e lashta romane kalonin orë të tëra në hamamet e tyre, duke shijuar biseda të gjata e duke ndërruar ujin e ftohtë me atë të ngrohtë.

5

Aromaterapia
Mazazhi gjithmonë ka qenë i preferuari i shumë femrave të bukura, sidomos kur procesit i shtohen edhe kremrat dhe vajrat me aroma të ndryshme esenciale, seanca bëhej një ëndërr e bërë realitet!

6

Depilimi
Asnjë se ka zbuluar idenë e të përdorurit sheqer për depilimin e qimeve, edhe pse është një metodë mijëra vjeçare femrat ishin të magjepsura për rezultatin dhe për efektin që zgjat.

7

Mjalti
Mjalti gjithashtu njihet për kualitetet e larta në fushën e bukurisë. Masazh anticelulit apo maska fytyre, mund t’i përgatisni më së miri edhe në shtëpi, pa shpenzuar fatura të mëdha nëpër qendrat estetike.

8

Maskat me vezë
Ka pafund receta me përmbajtje të vezës, por esenca mbetet e njëjtë. Maskat me vezë i bëjnë flokët tuaj më të fortë dhe të shndritshëm në çdo kohë.

9

Krem me petale trëndafili
Trëndafilat si fragrancë, kremi për lekurën më të butë se asnjëherë. Receta është sa e thjeshtë aq edhe brilante.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button