Amaneti, lind shëndoshë e mirë foshnja e shqiptares që gjendet në koma në Itali

Ka lindur shëndoshë e mirë vajza e nënës vetëm 25 vjeçare nga Shqipëria, e cila gjendet në koma dhe pa asnjë shpresë për jetën, shkruan Albeu, transmeton Portalb.mk.

Vogëlushja ka lindur në javën e 28, mjekët raportojnë se ajo është mirë dhe iu dorëzua menjëhërë ekipit të mjekëve të kujdesit intensiv për të lindurit para kohe.

Para mesditës së djeshme, nëna e re kishte pasur kontraktime dhe pasdite, në orën 17 iu nënshtrua operacionit cezarian.

Nëna e re shqiptare pësoi hemoragji të rëndë në kokë dhe mjekët humbën shpresat për jëtën e saj dhe të fëmijës që mbante në bark, përcjell Albeu.com.

Ajo në atë kohë ishte vetëm 6 muajshe dhe pas lajmit të rëndë, la vetëm një amanet, që mjekët ta mbajnë të gjallë në koma sa të lindë fëmijën.

Ky është një rast suksesi në mjekësi, ose siç është konsideruar një mrekulli nga Zoti pasi edhe pse 25 vjeçarja është tashmë e vdekur klinikisht dhe pritet nga momenti në moment të hiqet nga aparaturat, amaneti i saj u krye dhe fëmija është shëndoshë e mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button