A e dëmton beben udhëtimi gjatë shtatzënisë?!

Patjetër të lidhni rripin e sigurisë por vetëm nën stomak, jo mbi të, transmeton Telegrafi.

Vështirësitë eventuale në shtatzëni mund të shfaqen tre muajt e parë, kur shfaqen mundimet e shpeshta për shkak të përshtatjes së organizmit.

Në valixhe, pos dokumenteve personale, patjetër të keni librezën shëndetësore, konstatimet mjekësore dhe telefonin e mjekut i cili përcjell shtatzëninë tuaj… Vishni rroba të rehatshme dhe mos u brengosni. Vozitja e veturës nuk do të dëmtojë beben.

Me tren udhëtimi është më i rehatshëm, ndonëse mund të zgjasë shumë.

Udhëtimi me tren është më i rehatshëm për shtatzënat, sepse në çdo çast mund të çohet në këmbë dhe të shëtisë, ndërkaq edhe më rehat do të ndihet nëse merr trenin e fjetjes.

Nëse vetura juaj nuk ka rregullator klime, para se të niseni në rrugë hapni dyert e veturës, ndërkaq gjatë vozitjes bëni shpesh pauza, në mënyrë që t’i shpini këmbët.

Kur të dilni nga vetura, patjetër duhet të shëtisni pak, sepse fëmija juaj ka nevojë për rritjen e qarkullimit të oksigjenit. Veturën gjithmonë parkojeni në hije.

Nuk duhet të vozisni shpejt, nuk do t’ju përshtatet vozitja e këtillë, andaj mos u ngutni. Kënaquni me udhëtimin.

Kini parasysh që airbag-u nuk paraqet rrezik për beben në rast aksidenti, sepse fryhet vetëm në zonën e kokës dhe të koshit të kraharorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button