Stoltenberg u bën thirrje vendeve evropiane të rrisin shpenzimet për mbrojtje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenber i ka bërë thirrje Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane, që të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtje, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Komentet e Stoltenbergut janë publikuar sot në gazetën gjermane, Handelsblatt.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka qenë i zëshëm në thirrjet e tij ndaj anëtarëve të NATO-s që të rrisin shpenzimet e tyre në mbrojtje.

Por Stoltenberg ka thënë se thirrja e tij për të rritur shpenzimet e mbrojtjes nuk është drejtpërdrejt e lidhur me kërkesën e Trumpit.

Ai tha se kjo gjë është më shumë për shkak të afërsisë së Evropës me vende si Rusia, Siria dhe Iraku, të cilat janë shkaktarët e tensioneve të mundshme për evropianët.

“Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ishte vendimi i duhur për të shkurtuar shpenzimet e mbrojtjes”, tha Stoltenberg për Gandelsblatt.

“Në qoftë se ne reduktojmë shpenzimet kur tensionet ulen ne duhet të jemi në gjendje që t’i rrisim ato kur tensionet janë duke u ngritur. Dhe kjo gjë është duke ndodhur”, tha ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, u ka bërë thirrje homologëve në NATO që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes. Ai tha se Uashingtoni është duke shpenzuar për mbrojtje, shumca që janë në disproporcion me partnerët e tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button