Presidenti sllovak nënshkroi ndryshme në Kushtetutë

Presidenti sllovak Andrej Kiska nënshkroi ndryshime në Kushtetutë, me të cilat deputetët do të mund ta anulojnë amnistinë e vendosur nga ish kryeministri Vladimit Meçijar, me të cilën u pengua hetimi për rrëmbimin e djalit të ish presidentit, Mihali Kovaç.

Meçijar autoritar ishte rival i madh politik i presidentit aktual. Ai e solli shtetin deri në izolim ndërkombëtar në vitet e 90-ta dhe është i akuzuar se është përgjegjës për rrëmbimin e djalit të Mihail Kovaç në Austri në vitin 1995.

Të enjten Parlamenti miratoi ndryshime kushtetuese. Deputetët tani mund të shqyrtojnë anulimin e amnistisë edhe këtë javë. Instanca e fundit është Gjykata Kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button