Prokurorja Ristovska: Kemi plan veprimi nëse nuk zgjatet mandati i Prokurorisë Speciale

Do të mbetet sekret pse të gjitha lëndët nisin me shkronjën “T”. Atë do ta tregojmë në fund të mandatit tonë, tha zëdhënësja e PSP, Lençe Ristovska.

“Ne nuk jemi të jashtligjshëm. Puna e një prokurorie nuk është vetëm me ngritjen e akuzave. Duhet të kthehen paratë në Buxhetin e Maqedonisë. Pres që PSP të bëhet pjesë institucionale e Maqedonisë”, tha mes tjerash Ristovska dhe vazhdoi se nëse nuk i zgjatet PSP-së mandati, ata kanë plan “B” për të vepruar, por për këtë nuk dha më shumë detaje.

“Kemi disa variante që po i shqyrtojmë por ende nuk kemi një vendim përfundimtar si institucion. Mundem të them se ato materiale nuk do të përfundojnë në fundin e një dollapi, qytetarët do e marrin vesh se çfarë përmbajte kanë ato” tha ajo.

Ka disa mosmarrëveshje me një pjesë të gjykatësve nga njësia e Shkupit. Besoj se pas njoftimeve të cilat u publikuan nga gjykata nuk qëndrojë të gjith gjykatësit. Ne i hetojmë të gjitha materialet dhe dëshmitë, deklaroi prokuroria dhe zëdhënësja e Prokurorisë Speciale Publike Lençe Ristovska në “Top Tema” në Tv Telma, transmeton FLAKA.

“Është spekulim se e kemi ndërpre hetimin për parregullësi zgjedhore në Komunën e Çairit. Hetimi për atë rast nuk ka përfunduar”, tha Ristiovska.

Ajo tha se puna e PSP-së nuk ka mbaruar dhe paralajmëroi se pa dallim se cili nga cila parti është, do të ndiqet sipas ligjit nëse ka dëshmi për atë.

Ristovska sqaroi se PSP ka nisur me hetim fillimisht me materialet më të vjetra para se ligjërisht të vejtërsohen si vepra penale të cilat janë bërë nëse dëshmohen.

“Nga momenti kur ne i morëm, inçizimet të cilat i ka PSP-ja ruhen në kasafortë. Nuk ekziston protokoll kush nga ne i ka ndëgjuar ose duhet ti ndëgjojë materiale të caktuara. Kemi kërkuar edhe ndihmë juridike ndërkombëtare për disa inçizime, për shembull nga You Tube për IP adresat në lidhje me inçzimet të cilat ishin publikuar”, tha më tej ajo.

Ajo foli edhe për gazetarët dhe hetimet që lidhen me gazetarët. Veprat të cilat i kanë bërë privatisht disa, nuk janë bërë derisa e kanë kryer funksionin gazetarë, potencoi Ristivska.

“Bashkëpunojmë me shtete tjera për ndjekjen e disa financimeve dhe parave, të cilat jashtligjshëm kanë dalë nga vendi. Prandaj kërkojmë nga Kuvendi ndryshim të Ligjit për procedurë penale”, tha Ristovska.

Nuk do të jetë sekret nëse tani shuhet PSP-ja të të fshihen inçzimet. Opinion ka të drejtë ti dij, tha ajo.

Në lidhje me Sead Koçan, Ristovska tha se mendon se ai është në arati.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button