17 ankesa për renditjen e gjykatësve kanë arriur në Gjykatën Supreme të Maqedonisë

17 ankesa kanë arritur pranë Gjykatës Supreme nga gjykatës të pakënaqur nga orari i ri i Gjykatës Themelore. Ky numër mund të rritet pasi disa nga gjykatësit ankesat do t’i dërgojnë përmes postës, ndërsa një pjesë e tyre orarin e kanë marrë më vonë se kolegët e tyre, njofton Alsat.Kjo është hera e dytë që orari i Penales të shkaktojë pakënaqësi tek një pjesë e gjykatësve.

Pasi njëherë orari i kryetares Tatjana Mihajlova ishte thuajse i zhvlerësuar, gjykatës nga Penalja ankohen edhe ndaj orarit të kryetarit të ri, Stojançe Ribarev, orar ky që është i njëjtë me atë të ish kryetares.

Kjo do të thotë se në pozicione kyçe janë vendosur gjykatës të cilët ose janë pjesë e bisedave të përgjuara ose për ta Katica Janeva kërkon t’u vërtetohet përgjegjësia për veprim të pandërgjegjshëm dhe joprofesional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button