KK Fati kthehet me sukses nga turneu “Ulqini Open 2017”

Dje Klubi i karatesë “Fati” nga Tetova shkëlqeu në turneun e 16-të ndërkombëtarë të karatesë “Ulqini Open 2017”. Me vendet e para u kurorëzuan Driton Halimi dhe Bukurije Selimi, ndërsa Arian Mamuti arriti të jetë në piedestal në pozitën e dytë. Gjithashtu në këtë garë me vende të treta u kurorëzuan Veton Vejseli dhe Dardan Ismaili. Në disiplinën “Luftëra ekipore”, tek kadetët KK Fati fitoi vendin e parë me dy fitore. (Driton Halimi, Jasin Gafuri, Dagin Fejzuli dhe Arian Mamuti).

Nga KK Fati referoi Bashkim Leka, ndërsa ekipin e udhëhoqi Arlind Huseini dhe garuesi më i vjetër Doan Osmani. Pas arritjes në Maqedoni, është prononcuar edhe vet trajneri Huseini, i cili sigurisht se me rezultatet e arritura ka mbetur i kënaqur nga përfaqësuesit e klubit të tij.

“Jam i kënaqur tej mase për shkak se në këtë garë tradicionale në Ulqin, morën pjesë 705 garues dhe ishe një konkurrencë mjaftë serioze, ku garuesit tanë treguan se kualiteti i tyre rezultoi me arritje të shkëlqyer, duke u shpallur kampion me kadetët në konkurrencën ekipore në lufta treguan se si mbrohen ngjyrat e klubit me renome siç është FATI  Tetovë. Gjithashtu edhe në konkurrencë individuale garuesja jonë e re, Bukurije Selimi me meritë fitoi vendin e parë me katër fitore bindëse. Shpresoj që edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me rezultate pozitive”, është shprehur për PORTALB.mk, trajneri Arlind Huseini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button