Këshilli i prokurorëve me një antar më pak

Këshilli i prokurorëve ka mbetur me një anëtar më pak pasi Zoran Sulejmanov do të dalë në pension. Tani në vend që me 11, ky trup do të punojë me 10 anëtarë. Sulejmanovit mandati katërvjeçar i skadoi vitin e kaluar më 1 prill ndërsa Komisioni për zgjedhje dhe emërime në Kuvend ia vazhdoi të njëjtin, njofton Alsat M.

Tani, problem përbën fakti se nuk ka mënyrë se si të plotësohet pozicioni i tij, duke pasur parasysh se institucioni ligjvënës është i bllokuar ndërsa kjo do të thotë bllok indirekt të emërimit të anëtarit të ri të këtij trupi, i cili kontrollon punën e prokurorëve. Sulejmanov ishte pjesë e Këshillit të prokurorëve prej vitit 2012 me propozim të Kuvendit. Për juristët, hapësira në Këshill hap probleme të reja, votim të barabartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button