Filloi mbjellja e drunjëve dekorativ në Komunën e Gostivarit

Në Komunën e Gostivarit vijon projekti për gjelbërimin dhe mbjelljen e druve dekorativ në brendinë e qytetit.

Aksioni i radhës, njofton Komuna e Gostivarit ka përfshirë sipërfaqen përgjatë rrugës “Sedek Kostovski”.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, i cili tha që ndër prioritetet e Komunës mbetet mirëmbajtja e gjelbërimit dhe mbjellja e druve në mjediset publike.

“Në të njëjtin vend para dy vite mbollëm dru dekorativ që i kishim donacion nga Shqipëria, por që për shkak të kushteve klimatike u thanë dhe nuk i rezistuan klimës që kemi në vendin tonë. Si komunë i kushtojmë rëndësi gjelbërimit dhe kemi mbjell shumë drunjë me qëllim edhe të pastrimit të ajrit dhe shmangies së pluhurit. Kemi mbjell gati 300 rrënjë në gjithë qytetin e Gostivarit. Kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha kryetari Bejta duke shprehur mirënjohje për drejtuesit e Ndërmarrjes Publike “Parkingje dhe Gjelbërime” për kujdesin dhe përkushtimin e shtuar në mirëmbajtjen e gjelbërimit dhe pastërtisë publike.

Drejtori i Ndërmarrjes, Memetali Emro me këtë rast vuri në dukje që po bëhet ripërtëritja e drunjve që pësuan nga kushtet e rënda klimatike të stinës së dimrit.

“Bëhet fjalë për tre lloje të drunjve të cilat janë rezistuese ndaj kushteve klimatike. Bëhet fjalë për 300 rrënjë që brenda kohës do të mbjellën”, tha drejtori Emro.

Ndërmarrja Publike “Parkingje dhe Gjelbërime”, këto ditë vijon me rregullimin e hapësirave të gjelbra në oborret e banesave kolektive, përgjatë shëtitores së qytetit, paraqet dhe mjediset e tjera publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button