Funksionet ekstra të pastës së dhëmbëve

Pasta e dhëmbëve zbardh,shëndrin ,freskon,largon njollat dhe mbron smaltin.Përbërësit e njëjtë që i ndihmojnë dhëmbët tanë mund të ndihmojnë edhe tek gjërat tjera. Provoni disa  truqe, kurseni kohën dhe paratë dhe binduni që pasta për dhëmbë është çudibërëse.

Lirohuni nga irritimet e pickimit të insekteve, herpesi dhe kallot
Këto irritime të lëkurës janë më të shpeshtat dhe më të dhimbshmet dhe kruhen. Vendosni pak pastë për dhëmbë në vendin e pickimit të insekteve, ajo do të eliminojë të kruarën dhe të reduktojë ënjtjen, transmeton Koha.net. Pasta than herpesin dhe kallot, çka mundëson shërim të shpejtë. Në këtë rast më së miri është që pastën ta përdorni gjatë natës.

Lehtësoni djegiet
Për djegiet më të vogla të cilat nuk përfshijnë plagë të hapura, pasta për dhëmbë mund të ofrojë lehtësim afatshkurtër. Ajo krijon ndjenjën e ftohjes së djegies. Aplikojeni butë, menjëherë pasi që të digjeni. Pasta do ta reduktojë ndjenjën e zjarrmisë dhe parandalojë hapjen e plagës.

Puçrrat të largohen sa më parë
A keni probleme me puçrra? Vëni pak pastë në to para se të shkoni të flini. Lëreni të veprojë gjatë tërë natës dhe në mëngjes shpërlajeni.

Largoni aromat e pakëndshme në duar
Hudhra, peshku, qepa dhe ushqimet tjera mund të depërtojnë në qelizat e lëkurës dhe ta mbajnë aromën për një kohë të gjatë, ndonjëherë edhe me ditë. Larja e duarve me pastë do të largojë të gjithë aromat e pakëndshme.

Largoni njollat
Pasta për dhëmbë mund të largojë njollat e vështira nga veshjet dhe qilimat. Për rroba, aplikoni pastën drejt në njolla dhe fërkoni fortë derisa të hiqet njolla, pastaj lajini si zakonisht. Megjithatë, kini parasysh që pasta për dhëmbë po ashtu mund të zbardhë edhe materialin, prandaj kini kujdes. Për njollat në qilim, vëreni pastën në njolla, pastroni me brushë dhe shpërlani menjëherë.

Pastroni këpucët e ndotura
Pasta për dhëmbë është e shkëlqyeshme për këpucë. Si edhe tek njollat në qilim, aplikoni pastën drejt në pjesën e ndotur, dhe pastaj fërkoni me furçë dhe pastroni me peshqir.

Largoni gjurmët e shkumësit nga muret
Fëmijët shpesh dinë të vizatojnë me shkumës nëpër mure. Ju ato gjurmë do t’i hiqni lehtë ashtu që në peshqir aplikoni pastën për dhëmbë dhe me të fshini murin.

Le të shkëlqejë përsëri argjendi juaj
Kthejani shkëlqimin stolive tuaja prej argjendi apo dekorimeve tjera nga argjendi. Shtrydheni pastën për dhëmbë në stoli dhe lëreni të veprojë gjatë natës. Në mëngjes fshijeni me një peshqir të butë. Kthejuani shkëlqimin duke iu ofruar një piling të butë me ndihmën e brushës për dhëmbë, pastës dhe ujit. Shpërlani thellësisht për të larguar të gjitha gjurmët e pastës.

Largoni gërvishtjet në CD
Pasta për dhëmbë ka efekt të shkëlqyeshëm në gërvishtjet e cekëta. Aplikoni një shtresë të hollë të pastës në CD dhe fshijeni lehtë. Pastaj pastroni me peshqir të pastër.

Pastroni tastet në piano
Tastet në piano kanë vaj nga lëkura e gishtave, çka tërheq pisllëkun dhe pluhurin. Pastrojini me peshqir të butë dhe të lagësht dhe me pastë për dhëmbë, dhe pastaj pastën largojeni nga tastet me peshqir të pastër.

Freskoni shishet e fëmijëve
Nëse shishja ka marrë erën e qumështit, përdoreni pastën dhe brushën për shishet. Shishen fërkojeni mirë dhe kjo do të largojë të gjitha aromat e pakëndshme. Shishen shpërlajeni mirë para se ta përdorni.

Largoni njollat e errëta nga hekuri
Te hekuri me ngjyra pas një kohë shfaqen njollat e errëta. Ato do t’i largoni lehtë me pastën për dhëmbë.

Parandaloni mjegullimin e syzeve për zhytje
Disa zhytës me siguri e dinë këtë truk të vjetër. Brendësinë e syzeve pastrojeni me pastë për dhëmbë që të mjegullohen sa më pak derisa jeni nën ujë. Kini kujdes vetëm në intensitetin me të cilin fërkoni që të mos i dëmtoni syzet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button