A kemi nevojë për vitamina shtesë?
Kohët e fundit, gazeta “New York Times” botoi një artikull nga gazetarja, Jane E. Brody, e cila tregon se shumë shtojca shkaktojnë efektin placebo në rastin më të mirë, ndërsa në atë atë të keq mund të shkaktojnë dëme.
Ajo shpjegon përfitimet e mundshme dhe rreziqet e secilës. Jane ka një lajm të keq për ata që marrin multivitamina, sepse, siç thotë ajo, ato nuk mund të parandalojnë sëmundjet kronike.
Ekspertja tha se shtesat e tjera në ushqim janë të pakuptimta ose edhe të dëmshme, siç janë: kalciumi (duke shkaktuar kapsllëk ose edhe një sulm në zemër apo problemet e veshkave), vaj peshku (mund të rrisë rrezikun e kancerit të prostatës) dhe magnez (mund të shkaktojë diarre).
Problemi është se laiku mesatar nuk ka njohuri të mjaftueshme mjekësore në dispozicion për të përcaktuar se cila vitaminë është e mirë. Prandaj, është e rëndësishme që të kontaktoni mjekun tuaj për t’ju ndihmuar të përcaktoni se cila shtesë është e përshtatshme për trupin tuaj.
Duke pasur parasysh se me blerjen e vitaminave ju mund të shpenzoni një shumë të madhe parash, ose më keq – të dëmtoni shëndetin tuaj, është mirë që të konsultoheni me mendimin e ekspertit ose të mjekut tuaj.