Gjermania me ulje të shkallës së papunësisë që nga viti 1990

Në Gjermani, numri i të papunëve në mars të këtij viti është ulur për 30 mijë persona, ndërsa norma josezonale e papunësisë ka rënë në 5.8 për qind, që paraqet përqindjen më të ulët që nga bashkimi i Gjermanisë në vitin 1990, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punës (BA) në Gjermnai reduktimi i planifikuar i numrit josezonal të të papunëve prej 10 mijë është rritur në shifrën prej 30 mijë.

Të dhënat për muajin mars 2017 tregojnë se shkalla josezonale e papunësisë në Gjermani është 5.8 për qind, dhe se në këtë vend ka 2.5 milionë të papunë.

Norma prej 5.8 për qind është shkalla më e ulët rekorde në Gjermani që nga bashkimi në vitin 1990.

Drejtori i Agjencisë për Punë, Deflef Shile tha se me ardhjen e pranverës është ulur ndjeshëm përqindja e papunësisë.

“Numri i vendeve të punës është në rritje dhe është një kërkesë e madhe për stafin e ri”, tha Scheele.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button