Veljanoski ia fiku mikrofonin deputetes së LSDM-së përderisa fliste në foltoren e Kuvendit (VIDEO)

Ish kryetari i Kuvendit dhe kryesues i seancës konstituive, Trajko Veljanoski, sot gjatë ditës së pestë të seancës konstituive ia fiku mikrofonin deputetes së LSDM-së, Jagoda Shahpaskës, përderisa ajo fliste për mossukseset e VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

Ai kërkoi nga shërbimet që t’ia fikin mikrofonin, dhe për dallim nga marrëdhënia me deputetët e VMRO-PDMNE-së, ai Shahpaskes i shpjegonte se fjalimi i saj nuk ishte procedural sepse nuk ka folur për procedurën që zhvillohet.

Në vend se të flasin për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, partitë janë fyer në mes veti.

Por, derisa deputetja e VMRO-DPMNE-së ka mbajtur fjalim politik, nuk kishte asnjë problem, ndërsa kur deputetët e LSDM-së ua kthyen, ata menjëherë u ndërprenë.

Ndryshe, sot deputti i BDI-së Alimi gjatë seancës konstituive ka thënë se Platforma e Partive shqiptare nuk është e huaj por është vendore si dhe kërkoi nga partitë tjera që ta thonë të njëjtën.

“Unë nuk jam në Parlamentin e Shqipërisë, por të Maqedonisë. Edhe njëherë them që nëse do të ishte Platforma tiranase, do të bisedonit në vend tjetër, jo këtu”, tha Alimi.

Për shkak të zvarritjes së seancës me ndërhyrje procedurale dhe fjalime që nuk kanë të bëjnë me rendin e ditës, deputeti Kërsto Llukovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së kërkoi pauzë për koordinim mes përfaqësuesve të partive politike, në mënyrë që të arrihet marrëveshje për konkretizimin e debatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button