Ekonomia e Turqisë gjatë 2016-s është rritur 2.9 përqind

Ekonomia e Turqisë gjatë vitit 2016 është rritur 2.9 përqind, raporton Anadolu Agency (AA).

Institucioni i Statistikave të Turqisë, (INSTAT), ka publikuar të dhënat e ekonomisë për vitin 2016.

Ndërkohë që sipas këtyre të dhënave rritja e përgjithshme e ekonomisë së Turqisë gjatë vitit 2016 ishte 2.9 përqind, gjatë tremujorit të fundit ajo ka qenë 3.5 përqind.

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) gjatë vitit 2016 ka pasur një rritje prej 10.8 përqind, duke shkuar kështu në 2 trilionë e 590 miliardë e 517 milionë lira (rreth 710 miliardë e 782 milionë dollarë).

Vlera e shtuar e sektorit të industrisë është rritur me 4.5 përqind, ndërsa ajo e ndërtimit me vlerë 7.2 përqind.

Të ardhurat për frymë gjatë këtij viti llogariten rreth 32 mijë e 676 lira (10 mijë e 807 dollarë). Ndërkohë që për vitin 2015 të ardhurat për frymë ishin 25 mijë e 130 lira (9 mijë e 261 dollarë).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button