Sheqerinska: VMRO ka paguar 170 mijë euro për dokumentin e Ligjit për gjuhët

Në faqen e internetit të qeverisë e cila është e udhëhequr nga VMRO-DPMNE qëndron dokumenti në të cilin Qeveria thotë se është e nevojshme të ndryshohet Ligji për gjuhët dhe e njëjta qeveri e VMRO-DPMNE kërkon diskutim të plotë mbi simbolet kombëtare, ka theksuar sot në parlament, deputetja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.

“Me 170,000 euro është paguar ky dokument. I keni përdorur paratë e taksapaguesve për ta shkruar atë dhe të qëndrojë i tëri në faqen e internetit të qeverisë. Teksa zgjasin këto diskutime dhe pengohet zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, të ardhurat buxhetore janë ulur nga 15 deri 19 për qind dhe shpenzimet nga 13 në 14 për qind”, tha Sheqerinska

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button