80 përqind e qytetarëve konsiderojnë se për shërbim shtetëror duhet librezë partiake

Si qytetarë konsiderojmë se administrata nuk është profesionale dhe kompetente dhe se nuk i njeh mjaftueshëm problemet e qytetarëve edhe pse është barrë për ekonominë, 43 përqind konsiderojnë se nuk janë të nevojshme largimet nga puna por se duhet përsosje dhe trajtim shtesë për to, njofton Portalb.mk.

Rreth 80 përqind e qytetarëve shprehin se për tu punësuar në administratë shtetërore duhet të kesh librezë partiake, kurse aftësia dhe kualifikimi janë në rend të dytë, tregoi anketa për punën në administratën publike dhe shtetërore e punuar nga organizata joqeveritare “Qendra për menaxhim me ndryshime”, me përkrahje nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup.

Sipas të njëjtës anketë për qytetarët më e privilegjuar është puna në sektorin shtetëror, ngaqë puna është më e sigurte, më e shkurtë dhe me rrogë më të lartë në krahasim me sektorin privat, 80 përqind e të anketuarve nuk aprovojnë punësime partiake. Pothuajse dy e treta e qytetarëve (64,6%) konsiderojnë se punësimet partiake paraqesin problemin kryesor për funksionimin e institucioneve në Maqedoni. Rreth 35 përqind konsiderojnë se administrata nuk është profesionale dhe kompetente që t’i zgjidhë problemet e saja, dhe pothuajse 48 përqind prej tyre thonë se niveli i shërbimeve publike nuk ka ndryshuar gjatë tre viteve të fundit.

Nga viti 2006 deri në vitin 2012 në administratë janë punësuar 26 mijë persona, kurse nga buxheti shtetëror rrogë marrin rreth 130 mijë qytetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button